Ndërlidhjet

Netanyahu: Izraeli nuk ka nevojë t’i kërkojë falje Turqisë


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij nuk ka nevojë të kërkojë falje për bastisjen vdekjeprurëse të vitit të shkuar të një flote të udhëhequr nga turqit, e cila tentonte të thynte bllokadën në Gaza.

Në deklarimin e parë lidhur me konfrontimet e fundit Izrael-Turqi, Netanyahu i tha kabinetit të tij se Izreali po mbron “civilët, fëmijët dhe komunitetin e tij”.

Ai shprehu keqardhje për vdekjen e qytetarëve turkë, ndërsa shfaqi shpresën që marrëdhëniet me Turqinë të mund të riparohen sërish.

Turqia ka kërkar që Izreali t’i kërkojë falje për ngjarjen e vitit 2010 dhe që ta heq bllokadën në Gaza.

Të shtunën, ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu tha se në javën e ardhshme Ankaraja do ta paraqes çështjen e bllokadës izraelite në Gaza para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Të premtën, Turqia dëboi të dërguarin izraelit nga Ankaraja, ndërsa pezulloi bashkëpunimin ushtarak pas publikimit të një raporti të Kombeve të Bashkuara mbi vrasjet e qytetarëve turkë.

Ndërkohë, sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon u ka bërë thirrje palëve që t’i riparojnë marrëdhëniet në mes vete për të ndihmuar procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG