Ndërlidhjet

Qindra-mijëra izraelitë protestojnë për çështje ekonomike


Qindra-mijëra izraelitë protestuan lidhur me koston e lartë të jetesës duke shënuar një nga protestat më të mëdha në historinë moderne të Izraelit.

Demonstrata të gjera janë raportuar të jenë mbajtur gjatë mbrëmjes të së shtunës në Tel Aviv, Jerusalem, Haifa dhe në zona të tjera.

Disa media izraelite njoftuan se vetëm në rrugët e Tel Aviv-it kanë protestuar 300 mijë njerëz.

Protestuesit kërkonin ndryshime lidhur me koston e lartë të banimit, edukimit, ushqimit, sigurimit shëndetësor dhe një ndarje më të drejtë të pasurisë shtetërore.
XS
SM
MD
LG