Ndërlidhjet

logo-print

Irani arreston të rinjtë për përdorimin e pistoletave të ujit


Policia iraniane ka nisur të veprojë kundër disa të rinjve që po organizonin lojëra me pistoleta uji.

Agjencia e lajmeve Mehr bëri të ditur se nga forcat policore janë arrestuar disa të rinj, të cilët në raportet e mediave cilësohen “rebelë”.

Lojërat/ndeshjet me ujë në Iran vlerësohen të jenë në kundërshtim me normat islame.

Konservatorët thonë se lojërat me pistoleta uji janë të pamoralshme dhe duhet të zhduken për të parandaluar “çoroditjen” e rinisë.
XS
SM
MD
LG