Ndërlidhjet

WP: Diplomacia e suksesshme e pas-Bushit


Presidenti Barak Obama
Presidenti Barak Obama
"Washington Post"

Barak Obama u zgjodh president, sepse ai premtoi ndryshime në prioritetet e politikës së jashtme të administratës së Bushit, e cila ishte e papëlqyeshme jashtë vendit, kishte marrëdhënie të tensionuara me aleatët kryesorë, përballej me sfidën iraniane dhe me kërcënimin e vazhdueshëm të Al Kaidës.

Por, çfarë ka ndodhur në 32 muajt e fundit? Është fakt që ka pasur mjaft lëkundje dhe goditje, posaçërisht në ekonominë globale, por shikuar trendet e tjera, ato flasin qartë: aleancat janë më të forta, Irani është më i dobët, bota arabe është më pak armiqësore dhe Al Kaida po zbehet.

Tom Donilon, këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën Obama, thotë se kjo nuk është rastësi dhe se presidenti meriton më shumë mirënjohje për realizimin e qëllimeve që vuri në vitin 2009.

Ky pohim është i saktë, por pason pyetja: Përse politika e jashtme e Obamës ngjan me një “llaf koti”, ndërsa njerëzit në mbarë botën flasin për rënie të fuqisë amerikane?!

Donilon ka një përgjigje; ai thotë se politika e jashtme po ndjek “balancimin”. Prioritet i parë mbetet dalja nga lufta në Irak dhe Afganistan. I dyti, që nxitet nga i pari, është një vëmendje më e madhe për politikën në Azi, ndërsa prioriteti i tretë ka të bëjë me rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë, zyrtarët e së cilës ndajnë qëndrime të ndryshme sa i përket çështjes së Libisë dhe Iranit.

Libia thuhet të jetë një ilustrim i mirë i “balancimit”, çfarë e dëshmon strategjia e Obamës. Ky i fundit kishte theksuar nevojën e ndërhyrjes ushtarake në Libi, për të parandaluar masakrën në Bengazi, por kishte kundërshtuar veprimet e njëanshme të Shteteve të Bashkuara.

Andaj, Shtëpia e Bardhë ka balancuar situatën, duke u lënë evropianëve dhe arabëve të kryejnë pjesën më të madhe të punës.

Fushata në Libi ishte në prag të dështimit në fund të muajit qershor: luftimet ndodheshin në rrugë qorre, burimet e NATO-s po varfëroheshin, ndërsa opinioni publik ndodhej në ankth. Por, durimi i Obamës dhe aleatëve të tij të NATO-së çoi në kontrollimin e Tripolit nga ana e kryengritësve në muajin gusht.

Për një administratë, e cila ka ardhur në fuqi duke besuar se aleatët duhet të bëjnë më shumë në luftëra dhe të paguajnë më shumë kosto, Libia ka shërbyer si konfirmim. Zyrtarët thonë se hero i pazëshëm është politikani danez, Anders Forg Rasmuesen, i cili aktualisht është sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Ndërkaq, Siria është një tjetër shembull i politikës së “balancuar”. Disa zyrtarë amerikanë kanë shpresuar për një zgjidhje të stilit egjiptian të konfliktit, duke organizuar grusht-shtet ndaj presidentit Bashar al- Asad, i cili ka lejuar zgjedhjet demokratike dhe formimin gradual të qeverisë.

Mirëpo, për një botë, e cila është mësuar që Shtetet e Bashkuara të jenë në vijë të parë të frontit, një rol dytësor i Uashingtonit - ndonëse real - duket i çuditshëm. (v.t.)
XS
SM
MD
LG