Ndërlidhjet

logo-print

Vriten disa civilë e pjesëtarë të forcave të sigurisë në Siri


Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë të paktën tetë civilë gjatë sulmeve në qytetet veri-perëndimore, ndërsa autoritetet kanë akuzuar grupet e armatosura të jenë përgjegjës për vrasjen e nëntë personave gjatë pritës që i është bërë një autobusi.

Incidentet, gjatë të cilave u vranë civilët raportohet të kenë ndodhur në zonën rurale Hama dhe në krahinën Idlib-që të dyja zona në të cilat, kohëve të fundit, janë shpeshtuar sulmet.

Sipas Kombeve të Bashkuara të paktën 2 200 protestues janë vrarë nga trupat qeveritare gjatë pesë muajve të shkuar.

Në ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve SANA njoftoi se gjashtë pjesëtarë të ushtrisë dhe tre civilë janë vrarë, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur kur një “grup i armatosur i terroristëve” ia zuri priten një autobusi ushtarak në zonën rurale të Hama-s.

Sipas agjencisë, tre nga të armatosurit janë vrarë gjatë kësaj ngjarjeje.
XS
SM
MD
LG