Ndërlidhjet

logo-print

Algjeria qëndron prapa vendimit lidhur me Qaddafi-n


Kryeministri i Algjerisë mbrojti vendimin e shtetit të tij lidhur me strehimin e familjes së Muammar Qaddafi-t duke e cilësuar atë si rast humanitar.

Kryeministri, Ahmed Ouyahia, tha se anëtarët kësaj familjeje janë “nën mbikëqyrjen e algjerianëve”.

Këshilli Kombëtar Tranzicional-qeveria e përkohshme e Libisë, kritikoi vendimin e Algjerisë për të strehuar familjen e Qaddafi-t duke e quajtur këtë veprim një “akt të agresionit”.

Bashkëshortja e ish-liderit të Libisë, Safia, vajza e tij, Aisha dhe djemtë, Mohammed e Hannibal kishin hyrë në Algjeri më 29 gusht.
XS
SM
MD
LG