Ndërlidhjet

Barroso- pesimist për recesion në Bashkimin Evropian


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se nuk beson që euro-zona është duke shkuar drejt një rënieje të dyfishtë apo drejt recesionit, ndërsa shfaqi besimin që ekonomia e Bashkimit Evropian do të vazhdojë të shënojë rritje modeste.

Këto komente kreu i ekzekutivit evropian i bëri gjatë një vizite në kryeqytetin australian Kanbera.

Barroso tha se Bashkimi Evropian dhe euro-ja janë “të fuqishëm dhe në gjendje ta marrin vetën” dhe se parashikimet e fundit të Komisionit Evropian kanë treguar që do të ketë një rritje “modeste” ekonomike në BE.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur në BE ende vazhdon të ekzistojë shqetësimi për një recesion të mundshëm pas indikacioneve për një ngadalësim ekonomik në pjesën e dytë të këtij viti.
XS
SM
MD
LG