Ndërlidhjet

Me akuzat për korrupsion-nis gjykimi i ish-presidentit francez


Gjykimi i ish-presidentit francez, Jacques Chirac, lidhur me akuzat për korrupsion do të nis të hënën në Paris.

Chirac, i cili ishte president nga viti 1995 deri më 2007-ën, dhe të bashkëpandehurit e tij po përballen me akuzat për keqpërdorim të fondeve publike dhe thyrjen e besimit lidhur me vende të punës, të cilat thuhet se janë krijuar artificialisht për të financuar partinë konservatore të Chirac-ut në kohën kur ai ishte kryetar i komunës së Parisit.

Chirac, i cili gëzonte imunitet nga ndjekja penale në kohën kur ishte president, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Nëse shpallet i fajshëm, ai mund të dënohet me burgim deri në 10 vjet dhe me një gjobë prej 150 mijë eurosh.

Para nisjes së gjykimit, avokatët mbrojtës të ish-presidentit francez kanë thënë se 78-vjeçari mund të mos jetë në gjendje të nis gjykimin për shkak të komplikimeve që thuhet se i janë paraqitur pas një sulmi që ka pësuar disa vite më parë.

Gjykatësi i rastit pritet të marr vendimin lidhur me gjendjen psikike të Chirac-ut.
XS
SM
MD
LG