Ndërlidhjet

logo-print

Japonia vazhdon kërkimin për të zhdukurit nga taifuni


Shpëtimtarët japonezë janë duke vazhduar kërkimet për më shumë se 50 njerëz të cilët raportohet të jenë zhdukur pas taifunit Talas, i cili ka shkatërruar disa pjesë të shtetit në jug-perëndim të kryeqytetit Tokio.

Raportet vënë në pah se numri i njerëzve që kanë vdekur si pasojë e taifunit është rritur deri në 25, ndërsa mbesin të zhdukur edhe 52 njerëz të tjerë.

Kryeministri japonez, Noda Yoshikiko, tha se qeveria po bën gjithçka që është e mundur për të vazhduar operacionet me qëllim të gjetjes dhe shpëtimit të personave të zhdukur.
XS
SM
MD
LG