Ndërlidhjet

Kush do ta ndihmojë Serbinë?

  • RFE /RL

Flamuri i Serbisë

Flamuri i Serbisë

Kryeministri slloven, Borut Pahor, në disa raste ka deklaruar se është i gatshëm të ndihmojë Serbinë në përpjekjet e saj për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian këtë vit. Megjithatë, Beogradit i është bërë me dije se fillimisht duhet të zgjidhë problemet me Kosovën.

I pyetur nëse ka informacione publike për ndërmjetësim të kryeministrit Pahor ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Zijad Beqireviq, nga Instituti për Studime Ballkanike në Lubjanë, thotë:

Deri në fund të këtij muaji, do të merret vesh fati i kësaj qeverie, sepse ajo do të shkojë në votëbesim.
Ai e bën një gjë të tillë, mirëpo pozicioni i tij në Bashkimin Evropian nuk është i fortë siç ka qenë para një viti, për shkak të situatës së brendshme. Deri në fund të këtij muaji, do të merret vesh fati i kësaj qeverie, sepse ajo do të shkojë në votëbesim. Këtë përkrahje, Beogradi duhet ta marrë me rezerva. Për Serbinë është më e rëndësishme ta ketë mbështetjen e vendeve kryesore, si: Gjermania, Franca, Britania dhe Italia. Por, prapëseprapë Serbia nuk është prioritet i tyre, për shkak të krizës ekonomike me të cilën përballen”, thotë Beqireviq për Radion Evropa e Lirë.

Në pyetjen e njëjtë, përkatësisht si mund ta ndihmojë Lubjana Beogradin, edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, përgjigjet me rezerva.

Sllovenia mund të bëjë çfarëdo, por esenca është në atë se çfarë do Serbia të pranojë. Si raportues, unë jam më së shumti i interesuar që secili shtet anëtar ta inkurajojë Serbinë dhe ta ndihmojë në rrugën e saj drejt BE-së”, thotë Kacin.

Beogradi dukej se kishte kandidaturën evropiane në pëllëmbë të dorës deri në ndërprerjen e bisedimeve me Kosovën në korrik, përkatësisht deri në shpërthimin e krizës në veri.

Mesazhi i kancelares gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës në kryeqytetin serb ka qenë i qartë – me problemet e pazgjidhura me Kosovën, Bashkimi Evropian është adresë e largët për Serbinë.

Se sa e brishtë është skena politike në Ballkan dhe sa e lehtë është prishja e marrëdhënieve ndërshtetërore – harmonizimi i të cilave është kusht për anëtarësimin e rajonit në BE – kanë treguar edhe “shpërthimet” e fundit ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit.

Shefja e ekzekutivit kroat, Jadranka Kosor, është sulmuar me kritika nga zyrtarët serbë, pas vizitës që i ka bërë Kosovës, ku ka deklaruar se “Kroacia është miku më i mirë në rajon i shtetit kosovar”.

Mosnjohja e realitetit të Kosovës nga ana e Beogradit thuhet të mos jetë barrë vetëm për rrugën evropiane te Serbisë, por për të gjithë rajonin.

Kur flasim për kushtet politike dhe për përmirësimin e imazhit të Serbisë si një vend me ambicie evropiane, çështja e marrëdhënieve të mira është e rëndësishme.
Kur flasim për kushtet politike dhe për përmirësimin e imazhit të Serbisë si një vend me ambicie evropiane, çështja e marrëdhënieve të mira është e rëndësishme. Andaj, është mirë të kapërcehen tensionet si ato të kohëve të fundit me Kroacinë. Mirë është që kanë pasuar përpjekjet për tejkalimin e tyre, me shkuarjen e presidentit kroat, Ivo Josipoviq, në Serbi (në Samitin e UNESCO-s)”, thotë Kacin.

Zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Gjelliq, pas vizitës së fundit në Lubjanë, ka shprehur bindjen se Sllovenia, në takimin e 25 tetorit të Këshillit të Ministrave, do ta mbështesë propozimin për dërgimin e kandidaturës evropiane të Serbisë në Komisionin Evropian.

Por, aktualisht, më i rëndësishëm se numri i vendeve që mbështesin ose jo kandidaturën e Serbisë, thuhet të jetë ajo se çfarë do të ndodhë në tavolinën e bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Raundi i fundit ka sjellë dy marrëveshje – për vulat doganore dhe për kadastrën. Zbatimi i tyre dhe pajtueshmëritë e tjera mbeten të priten.(v.t.)
XS
SM
MD
LG