Ndërlidhjet

Pjesëtarët e Gardës Revolucionare vrasin 22 “rebelë”


Televizioni shtetëror njoftoi se pjesëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit kanë vrarë 22 rebelë të Partisë për Jetë të Lirë të Kurdistanit gjatë një ofensive të re përgjatë kufirit veri-perëndimor me Irakun.

Oficeri i operacioneve të gardës, kolonel Hamid Ahmadi, tha se ofensiva qe nisi të premten “do të vazhdojë derisa të gjithë anti-revolucionarët, rebelët dhe terroristët të jenë larguar”.

Raporti i këtij mediumi, megjithatë, nuk ka mundur të konfirmohet.

Mediat iraniane njoftuan, ditë më parë, që dy pjesëtarë të gardës të jenë vrarë në ditën e parë të ofensivës. Rebelët e PJLK-së janë përleshur viteve të fundit vazhdimisht me forcat iraniane.

Këto të fundit nisën në korrik të këtij viti një ofensivë të gjerë kundër rebelëve, duke bombarduar zonat kufitare me javë të tëra.
XS
SM
MD
LG