Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon gjykimi i Mubarakut


Gjykimi i ish-liderit të Egjiptit, Hosni Mubarak, do të vazhdojë gjatë ditës. Kjo do të jetë seanca e tretë e gjykimit të Mubarakut, i cili po përballet me akuzat për korrupsion dhe dhënien e ndihmës në vrasjen e qindra protestuesve gjatë ngjarjeve që çuan në dëbimin e tij nga posti i presidentit në muajin shkurt.

Për dallim nga seancat e mëparshme, sipas raporteve, procedurat e sotme gjyqësore nuk do të transmetohen drejt për drejt në televizion.

83 vjeçari Mubarak, i cili ka sunduar Egjiptin për afro 30 vite, është deklaruar i pafajshëm.

Si shenjë mbështetjeje për Mubarakun, 10 avokatë kanë arritur në Kajro nga Kuvajti për të ndihmuar mbrojtjen e ish-presidentit.
XS
SM
MD
LG