Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga në Bruksel, takon zyrtarë të lartë të BE-së dhe NATO-s


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, niset të hënën për një vizitë disaditëshe në Bruksel.

Gjatë qëndrimit atje, zonja Jahjaga do të takohet me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Von Rompuj, me komisionarin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, presidentin e Parlamentit Evropian, Jirzhi Buzek dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Lajmi është konfirmuar nga kabineti i presidentes Jahjaga.
XS
SM
MD
LG