Ndërlidhjet

Kina mohon t’i ketë ofruar armë Gadafit


Ministria e jashtme e Kinës tha se kompanitë kineze nuk kanë furnizuar Muamer Gadafin me armë në kohën e rënies së regjimit të tij në Libi.

Reagimi i Kinës për këtë çështje vjen pas raporteve që flasin për ofertën e Kinës për t’i shitur armë Libisë me vlerë prej miliona dollarësh-pavarësisht sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze, Xhiang Ju, konfirmoi që zyrtarët e Gadafit të jenë takuar me kompani kineze në Pekin, por hodhi poshtë mundësinë që të jetë nënshkruar ndonjë kontratë për shitje të armëve.

“Qeveria e Gadafit ka dërguar personelin e saj në Kinë- pa dijen e qeverisë së Kinës, e cila për këtë ngjarje u informua nga një grup njerëzish brenda kompanive kineze. Kompanitë kineze nuk kanë nënshkruar ndonjë kontratë për tregtinë me armë e as nuk kanë eksportuar mjete ushtarake për në Libi”, ka thënë zyrtari kinez.

Sipas mediave kanadeze dhe amerikane, kompanitë kineze kanë ofruar t’i shesin Gadafit armë dhe municion në vlerë prej së paku 200 milion dollarësh.
XS
SM
MD
LG