Ndërlidhjet

Nis gjykimi i ish-kryeministrit slloven


Ka nisur në Slloveni gjykimi i ish-kryeministrit të këtij vendi dhe katër personave të tjerë të cilët akuzohet të kenë marr ryfshet për të siguruar një marrëveshje me një kompani finlandeze të armëve.

Padia kundër Janez Janshës dhe të tjerëve akuzon ata që, në vitin 2006, të kenë marrë ryshfet prej rreth 2.85 milionë dollarësh për të ndihmuar kompaninë shtetërore të armëve në Finlandë “Patria” që të fitojë tenderin me vlerë 396 milionë dollarë.

Jansha vazhdimisht ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Ai u tha gazetarëve në Lubjanë se “e tërë kjo është një farsë juridike”, ndërsa e cilësoi politikisht të motivuar padinë.

Ish-kryeministri slloven humbi pushtetin në vitin 2008, ndërsa aktualisht është udhëheqës i partisë më të fuqishme opozitare-Partisë Demokratike Sllovene.
XS
SM
MD
LG