Ndërlidhjet

logo-print

Fridrih: Në Gjermani jetojnë afro 1 mijë terroristë islamikë


Afro 1 mijë terroristë potencialë islamikë jetojnë në Gjermani, ndërsa 128 prej tyre do të mund të klasifikoheshin si të aftë për ndërmarrje të sulmeve, tha ministri i brendshëm, Hans-Piter Fridrih.

“Ne kemi pothuajse 1 mijë njerëz, që mund të përshkruehn si terroristë të mundshëm islamikë”, i tha zoti Fridrih gazetës Bild dhe shtoi se 128 prej tyre, mund të konsiderohen si “të rrezikshëm” dhe të aftë për ndërmarrjen e sulmeve.

Sipas tij, afro 20 vetë, prej këtij numri, kanë pasur stërvitje në kampet e ndërlidhura me grupet terroriste dhe se këta individë janë nën vëzhgim të shërbimeve të sigurisë së Gjermanisë.

Megjithatë, ai konsideron se ka pak gjasë për përsëritjen e sulmit të ngjashëm terrorist sikur ai më 11 shtator 2001, në Shtetet e Bashkuara.

Këto komente ai i bëri pasi, javën e kaluar në Gjermani, ka filluar procesi gjyqësor kundër një personi 21 vjeçar, me origjinë nga Kosova, i cili tha se kishte verpuar i vetëm nën ndikimin e propagandës islamike, kur i vrau dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, në muajin mars.
XS
SM
MD
LG