Ndërlidhjet

Janush: Do të kthehem në Kosovë me lajme të mira


Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me delegatin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Juliush Janush, i cili njëherësh është nunci apostolik për Slloveni, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Zoti Hoxhaj e ka falënderuar zotin Janush për përkrahejn e vazhdueshme të Vatikanit për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Mëtutje në njoftim theksohet se “delegati apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliush Janush, ka shprehur përkrahjen e gjithanshme të Vatikanit për qytetarët dhe institucionet e Kosovës”.

Sa i përketë çështjes së njohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë, ai ka theksuar se “shumë shpejtë do të kthehet në Kosovë me lajme të mira nga Vatikani, në këtë drejtim”.
XS
SM
MD
LG