Ndërlidhjet

Somali: Përhapet uria, qindra vdesin në ditë


Kombet e Bashkuara sot kanë tërhequr vërejtjen se më se 750 mijë njerëz mund të vdesin, në katër muajt e ardhshëm, për shkak të thatësisë, për të cilën është thënë se është më e madhja në Afrikën Lindore, në 60 vitet e fundit.

OKB-ja e ka shpallur urinë në gjashtë rajone në Somalinë jugore, që në pjesën më të madhe kontrollohet nga grupi radikal islamist, Al-Shabab.

Është thënë se qindra vetë vdesin çdo ditë, ndërsa së paku gjysma e tyre janë fëmijë.

Dhjetëra mijëra banorë të Somalisë janë larguar nga vendi i tyre, në kërkim të ndihmës.

Vendet në fqinjësi, Xhibuti, Eritreja, Etiopia, Kenia dhe Uganda, poashtu, kanë qenë të prekura nga mungesa e shiut.

Kombet e Bashkuara thonë se afro 12 milionë njerëzve, në gjithë rajonin, u duhet ndihmë në ushqim.
XS
SM
MD
LG