Ndërlidhjet

Gjenevë: KNKK i vizitoi të burgosurit në Siri


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) është lejuar që t’i vizitoj të burgosurit në Siri, për të parën herë prej se janë shfaqur shqetësime lidhur me trajtimin e të burgosurve.

Duie folur në fund të vizitës së tij dyditëshe në Damask, kryetari i KNKK, Jakob Kellenberg, tha se kjo organizatë kishte mundësi ta vizitoj Burgun Qendror në Damask, në lagjen Adra, të dielën.

“Fillimisht, ne do të kemi qasje te personat e arrestuar nga ministria e brendshme dhe ne shpresojmë se së shpejti do të kemi mundësi t’i vizitojmë të gjithë të burgosurit”, tha Kellenberg.

Ai tha se, poashtu, ka diskutuar për përdorimin e forcës nga forcat e sigurisë dhe njevojën për respektimin e mirëqenies fizike dhe psikike të të burgosurve, gjatë takimit të sotëm me presidentin Bashar al-Asad.

Raportohet se mijrëa vetë janë arrestuar prej muajit mars, kur filluan protestat anti-qeveri në Siri.

Kombet e Bashkuara thonë se më se 2200 vetë janë vrarë, gjatë këtyre protestave.
XS
SM
MD
LG