Ndërlidhjet

Iran: Ofrohet mbikëqyrje atomike, nëse hiqen sanksionet


Irani thotë se ka ofruar që Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEB) të bëjë “mbikëqyrje të plotë” në programin e tij atomik, për pesë vite, nëse tërhiqen sanksionet.

Këtë ofertë të shefit atomik të Iranit, Fejerdoun Abasi-Davani, e transmetoi agjencia ISNA.

Ai nuk ka shpjeguar se kur kjo ofertë i ishte bërë ANEB-it dhe çka nënkputohet me shprehjen “mbikëqyrje e plotë”.

Duke reaguar ndaj këtyre komenteve, zëdhënësi i shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, i tha AFP-së, se Irani, së pari, duhet ta rikrijoj besimin që të tërhiqen sanksionet.
XS
SM
MD
LG