Ndërlidhjet

logo-print

Kryqi i Kuq viziton burgun në Damask


Siria ka hapur burgun e saj kryesor në Damask për pjesëtarët e Kryqit të Kuq. Analistët thonë se ky veprim mund të ndihmojë në zbardhjen e fatit të mijëra të të arrestuarve që prej fillimit të protestave anti-qeveritare.

Lajmi vjen një ditë pasi forcat dhe besnikët militantë të presidentit Bashar al-Asad vranë të paktën 10 civilë.

Kombet e Bashkuara flasin për më shumë se 2,000 civilë të vrarë që nga muaji mars, kur edhe kanë shpërthyer protestat kundër sundimit 41-vjeçar të familjes Asad.
XS
SM
MD
LG