Ndërlidhjet

SHBA mirëpret arrestimin e terroristit në Pakistan


Uashingtoni ka vlerësuar lart Islambadin për kapjen e figurës së lartë të Al Kaidës, që besohet të ketë komplotuar sulme në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

“Arrestimi i Jonis al-Mauritanit është një shembull i partneritetit të gjatë ndërmjet SHBA-së dhe Pakistanit në luftën kundër terrorizmit”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Ushtria pakistaneze tha se al-Mauritani është kapur në periferi të qytetit të Kuetas, së bashku me dy operues të tjerë të Al Kaidës.

Al-Mauritani thuhet të ishte ngarkuar personalisht nga Osama bin Laden “që të fokusohet në goditjen e objektivave me rëndësi ekonomike në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Australi”.
XS
SM
MD
LG