Ndërlidhjet

Perishiq, në pritje të vendimit


Tribunali i Hagës sot pritet të japë vendimin në procesin gjyqësor kundër ish-shefit të shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq.

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Perishiqin, për shkak se ka ndihmuar dhe mbështetur krimet që kanë kryer pjesëtarët e ushtrisë jugosllave në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb, në periudhën 1993 – 1995.

Mbrojtja e tij, ndërkaq, ka kërkuar që ai të shkarkohet nga të gjitha akuzat.
XS
SM
MD
LG