Ndërlidhjet

Masat e kursimit "bllokojnë" Italinë


Dhjetëra mijëra punëtorë italianë kanë hyrë në grevë në shenjë proteste ndaj masave të kursimit, që ka propozuar Qeveria e kryeministrit Silvio Berluskoni.

Greva ka shkaktuar ndërprerje të linjave ajrore, trenave dhe autobusëve.

Muzetë, galeritë e artit dhe qendrat e tjera turistike po ashtu janë mbyllur, ndërsa greva do të ndikojë edhe siptalet e shërbimet postare.

Punonjësit kundërshtojnë paketën e shkurtimit të shpenzimeve në vlerë prej 45.5 miliardë eurosh, si dhe taksat e reja, për të cilat qeveria shpreson se do të nxisin shtimin e vendeve të punës.

Parlamenti pritet të miratojë planin gjatë këtij muaji.
XS
SM
MD
LG