Ndërlidhjet

Afganët kujtojnë 11 shtatorin


Radio Afganistani i Lirë, foli me shtetas afganë gjithandej vendit, duke i pyetur ata se si e mbajnë në mend 11 shtatorin e vitit 2001, dhe se si shumë prej tyre kjo ditë ua ndërroi jetën gjatë 10 vjetëve të fundit dhe për pasojat që i vuan sot Afganistani.

Një shtetas afgan, i quajtur Suleiman, tha se si Shtetet e Bashkuara, u hakmorën për shkatërrimin e kullave binjake, duke e krijuar një, siç e quajti ai, tërmet në vendin e tyre, dhe e etiketuan çdo afgan si pjesëtarë të Al-Kaidës.

Jan Mohamed, mban mend se si e pa sulmin në televizion. Ai thotë që një gjë e tillë Afganistanit nuk i solli asnjë të mirë, dhe se ata humbën shumë familjarë dhe shokë në luftë, dhe se gjatë një dite, dhjetëra afganë vdesin.

Nurulla thotë se prej kohës kur ka qenë mjaft i rritur ta dallojë dorën e majtë nga e djathta, ka qenë duke e përjetuar luftën në vendin e tij. Ai thotë se është shumë i lodhur me këtë, me jetën e vështirë me të cilën po përballet, nga varfëria skajshme dhe niveli i lartë i papunësisë.

Edhe Abdul Rahimi flet se si e mban në mend atë ditë. Ai thotë se nga ajo kohë, çdo ditë Afganistani përballet me sulme vetëvrasëse, dhe shumë njerëz të pafajshëm humbin jetën. Ai thotë se shpreson që amerikanët t’i shkatërrojnë këto grupe, pa marrë parasysh se sa e kushtueshme është kjo gjë. (g.k.)

Afganët flasin për 11 shtatorin e vitit 2001
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00
XS
SM
MD
LG