Ndërlidhjet


Kreditë bankare, kursimet personale, huazimet nga miqtë dhe familja janë burimet e vetme të qasjes në kapital për bizneset në Kosovë.

Arian Zeka, Udhëheqës i Departamentit të Politikave në Odën Ekonomike Amerikane, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka burimeve të mjaftueshme të qasjes në kapital.

Po ashtu, sipas tij, burimet e aktuale të financimit në Kosovë janë të pasigurta dhe të pafavorshme.

Nëse i referohemi përgjigjeve që vete bizneset kanë dhënë përkitazi për burimet e financimit për hapjen e një biznesi të ri, kjo është fusha më problematike, pasi që nuk ka oferta të mira bankare sa i përket financimit të bizneseve të reja, që kanë plane të mira dhe që dëshirojnë të themelohen”, thotë Zeka.

Bizneset kosovare mund të marrin kredi edhe nga mekanizmat tjerë financiarë ndërkombëtarë, por që sipas Arian Zekës, për të marr këto kredi, bizneset kosovare duhet të jenë më të përgatitura me planet e tyre.

Folës të ndryshëm, përfaqësues të institucioneve financiare në Kosovë, përfshirë edhe ato ndërkombëtare kanë potencuar se ekzistojnë burime tjera të financimit, siç janë fondet e korporatës financiare ndërkombëtare dhe Banka Botërore, mirëpo, arsyeja se pse aty nuk ka financim të bizneseve kosovare është për shkak të mungesës së planeve të mirëfillta të bizneseve. Ato nuk janë të kënaqura me plane të bizneseve dhe nuk i financojnë”, thotë Zeka.

Në Kosovë, bankat komerciale ofrojnë përkrahje financiare për të gjitha kategoritë e bizneseve, duke përfshi bizneset e vogla, të mesme dhe korporatat.

Iliriana Tahiri, menaxhere në Zyrën për marrëdhënie me publikun në "Raiffeisen Bank", thotë për Radion Evropa e Lirë se kushtet e kredive varen nga lloji i kredisë, kohëzgjatja dhe shuma e kredisë.

Ndërkohë, që sipas saj, kushtet janë të njëjta për të gjitha bizneset.

Përqindja e kredive që kërkojnë bizneset është e njëjtë nëse krahasohen bizneset e vogla dhe të mesme me korporata, për të cilët ofrojmë edhe shërbime të veçanta.
Nëse flasim në përqindjen e pjesëmarrjes së klientëve qoftë të bizneseve të vogla, të mesme dhe korporatat, është një numër i kënaqshëm më të cilët na bashkëpunojmë si bankë. Përqindja e kredive që kërkojnë bizneset është e njëjtë nëse krahasohen bizneset e vogla dhe të mesme me korporata, për të cilët ofrojmë edhe shërbime të veçanta”, thekson Tahiri.

Në anën tjetër, ekspertët e çështjeve ekonomike kritikojnë bankat komerciale në Kosovë për kushte të pafavorshme të kredive.

Ata thonë se normat e larta të interesit po ngufasin bizneset kosovare.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Musa Limani, kërkon nga autoritetet kosovare që të ndikojnë në uljen e normave të larta të interesit.

Sipas tij, bizneset kosovare janë në një pozitë të palakmueshme krahasuar me vendet e rajonit.

Në këtë drejtim qeveria duhet të ndryshojë politikën kreditore..
Në këtë drejtim qeveria duhet të ndryshojë politikën kreditore. Përkatësisht të ndikojnë tek bankat afariste në politikat e tyre, duke mos u përzier në pavarësinë e tyre. Por të ulen dhe të bisedojnë për një kamatë të arsyeshme për bizneset. Dhe në këtë mënyrë, përmes një politike favorizues kreditore mund të ndikojë në përmirësimin dhe zhvillimin e bizneseve vendore”, thekson Limani.

Ndryshe, bizneset kosovare, vazhdimisht janë ankuar për norma të larta të interesit.

Si pasojë e kësaj ata kanë theksuar se bizneset e tyre nuk kanë mundur të avancohen.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG