Ndërlidhjet

Hidhet poshtë aktakuza kundër Huruglicës dhe Rafunës


Gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, në rastin kundër Naim Huruglicës, drejtor i Doganave të Kosovës, dhe Lulzim Rafunës, udhëheqësi i Zyrës Ligjore të Doganës së Kosovës, ka hedhur poshtë aktakuzën kundër tyre.

Ata ishin të akuzuar për “Shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Abuzim të autorizimeve ekonomike”, ka njoftuar EULEX-i përmes një komunikate.

“Aktakuza është hedhur poshtë në bazë të ligjit. Gjykatësi vendosi se nuk kishte mundësi reale që të dyshuarit të shpalleshin fajtorë gjatë gjykimit kryesor. Nuk kishte dyshime të bazuara se të dyshuarit kishin kryer vepër penale”, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG