Ndërlidhjet

Jahjaga e Fyle diskutojnë të ardhmen evropiane të Kosovës


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një takim pune me komisionarin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, ku u diskutua e ardhmja evropiane e Kosovës.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet shtesë që janë kërkuar për hapje të dialogut për liberalizim të vizave dhe theksoi nevojën e fillimit të këtij procesi pa vonesë.

Ndërkaq, komisionari Fyle, pos tjerash, theksoi se Kosova duhet të intensifikojë zbatimin e reformave për realizimin e aspiratave për integrim në BE.

Jahjaga po qëndron për vizitë treditore në Bruksel.
XS
SM
MD
LG