Ndërlidhjet

Protesta të nxënësve në veri


Në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq janë organizuar tubime protestuese që kanë zgjatur rreth gjysmë ore.

Kumtesa e Policisë së Kosovës bën të ditur se protestuesit ishin kryesisht nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.

Sipas së njëjtës, ata janë shpërndarë të qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Policia e Kosovës tha se nuk ka pasur paralajmërime zyrtare rreth organizimit të këtyre protestave.
XS
SM
MD
LG