Ndërlidhjet

Sidnej, kapet njeriu që kërcënonte me bombë


Njeriu që bredhte në ndërtesën e gjykatës në Sidnej, me vajzën e tij peng dhe pohimet se ka bombë në çantën e shpinës, është kapur nga policia dhe është dërguar në paraburgim.

Vajza 12-vjeçare është liruar dhe ribashkuar me familjen e saj, bënë të ditur autoritetet policore.

Këto të fundit nuk e konfirmuan menjëherë nëse eksplozivi është gjetur në çantën e të arrestuarit.

Policia nuk ka bërë publik emrin e njeriut e as ndonjë detaj lidhur me motivet e mundshme.

Njeriu kishte paraqitur një sërë kërkesash për zyrtarët, por policia nuk e ka publikuar ende atë që ai kërkonte.
XS
SM
MD
LG