Ndërlidhjet

BE dënon keqtrajtimin e komunitetit Baha'i


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka dënuar ashpër keqtrajtimin e komunitetit Baha'i në Iran.

Në deklaratën e lëshuar sot, ajo shprehu "shqetësime serioze në lidhje me arrestimet e qytetarëve Baha'í dhe mbylljen e një qendre edukative të këtij komuniteti në Iran".

Deklarata i bën thirrje Teheranit që të përmbahet nga të gjitha format e diskriminimit kundër pakicave fetare.

Irani ka deklaruar së fundmi Institutin Baha'í për Arsim të Lartë si institucion të paligjshëm, ndërsa rreth 14 punëtorë të tij i ka dërguar në paraburgim.

Qeveria iraniane thotë se besimi Baha'í nuk është fe, por një organizatë politike, andaj refuzon ta njohë si religjion të pakicës.
XS
SM
MD
LG