Ndërlidhjet

Eshton, aksioni në veri nuk duhet përsëritur


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshën Kethrin Eshton.

Jahjaga tha se Kosova dhe populli i saj duhet ta kenë një rrugë të qartë për liberalizim të vizave, për marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe për bashkëpunimin ekonomik.

"Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, duhet të ketë sukses dhe rezultatet tashmë po shihen", transmeton Presidenca deklaratën e zonjës Jahjaga.

Në anë tjetër, Eshton mësohet të ketë theksuar nevojën e një bashkëpunimi më të mirë me misionin e EULEX-it dhe të KFOR-it. Sa i përket aksionit në veri të Kosovës, ajo ka shprehur pakënaqësinë e BE-së me, siç ka thënë, “aksionin unilateral në këtë pjesë", për të shtuar se një gjë e tillë "nuk duhet të përsëritet më”.
XS
SM
MD
LG