Ndërlidhjet

logo-print

Diskutojnë zgjidhjet evropiane

  • RFE /RL

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kethrin Eshton.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kethrin Eshton.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është pritur të martën në selinë e Këshillit të Bashkimit Evropian nga presidenti Herman Von Rompuj.

Në këtë takim është diskutuar për procesin e integrimeve të rajonit të Ballkanit në BE, dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian në këtë drejtim i jep edhe Kosovës.

Por, temë kryesore e diskutimeve ka qenë dialogu që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe kjo u vërejt edhe me paraqitjen para gazetarëve nga ana e presidentit Von Rompuj dhe mysafires së tij nga Kosova, Jahjaga.

Marrëveshja e arritur të premten e kaluar është me të vërtetë zgjidhje evropiane për disa çështje shumë të vështira.
Marrëveshja e arritur të premten e kaluar është me të vërtetë zgjidhje evropiane për disa çështje shumë të vështira. Këto që u arritën kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve, dhe janë në frymën evropiane”.

E inkurajoj presidenten të vazhdojë me energji të freskët për reformat e domosdoshme. Sidomos është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim me EULEX-in, në fushën e rendit dhe ligjit, dhe EULEX-i është misioni më i madh i Bashkimit Evropian në botë”, tha Von Rompuj.

Von Rompuj inkurajoi mysafiren e tij nga Kosova që institucionet e Kosovës të angazhohen edhe më shumë në luftën kundër korrupsionit.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, falënderoi Bashkimin Evropian për rolin që është duke e bërë në ndërmjetësimin në dialogun me Serbinë dhe tha se ky dialog është rrugë evropiane e zgjidhjes së problemeve.

Me të vërtetë kisha takim të mirë, konstruktiv dhe frytdhënës me presidentin Von Rompuj. Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë rrugën e dialogut me Republikën e Serbisë, sepse dialogu është rrugë e vetme për të zgjidhur problemet, dhe pasi që është kjo një rrugë evropiane, edhe Kosova, edhe Serbia duan të integrohen në BE, ne do ta ndjekim këtë rrugë”.

Pata rastin që ta informoj zotin Rompuj për procesin që po zhvillohet në Kosovë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuar për të përmbushur të gjitha kërkesat, por presim që Kosova për shkak të mosnjohjes nga 5 shtetet e BE-së, të mos mbetet peng në procesin e integrimeve evropiane”, u shpreh presidentja e Kosovës.

Jahjaga po ashtu nënvizoi rëndësinë e nisjes sa më të shpejtë të dialogut për liberalizimin e vizave, dhe të vënies së udhërrëfyesit edhe për Kosovën.

Presidentja e Kosovës, gjatë ditës së martë ka pasur takim edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kethrin Eshton.

Nga deklarata e presidentes së Kosovës, mësohet se Eshton në këtë takim ka kritikuar veprimin e fundit në veri të Kosovës, duke shpresuar që në të ardhmen të mos përsëriten aksione unilaterale.

Në pasditen e së martës Atifete Jahjaga pritet të falsë para Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, dhe të këtë takim me presidentin e Parlamentit Evropian, Zherzi Buzek.
XS
SM
MD
LG