Ndërlidhjet

logo-print

Suedi: Ngritet aktakuza kundër një serbi për krime në Kosovë


Prokurorët e Suedisë e kanë ngritur aktakuzën kundër serbit 34 vjeçar, Miliq Martinoviq, për krime lufte lidhur me rolin e tij në masakrën në fshatin Çyshk në Kosovë, në vitin 1999, me ç’rast u vranë 40 vetë.

I pandehuri, që ishte arrestuar në Stokholm, në prill të vitit 2010, sipas prokurorisë akuzohet për “krime të rënda kundër njerëzimit, vrasje, përpjekje për vrasje, vjedhje të rëndë dhe zjarrvënie të rëndë”, lidhur me masakrën në Çyshk.

“Jam i sigurt se ai do të dënohet lidhur me këtë rast”, tha prokurori Lars Hedvall në Radion Publike të Suedisë.

Miliq Martinoviq ishte anëtar i forcave speciale policore të Serbisë, që kishin hyrë në Çyshk më 14 maj të vitit 1999.

I armatosur dhe me uniformë, ai ishte në mesin e ushtarëve, që e kishin zënë një numër të madh të njerëzve, i kishin vrarë 31 prej 40 civilëve shqiptarë, të vrarë atë ditë atje, ishte përpjekur për t’i vrarë tre të tjerë, kishte djegur shtëpi, vjedhur dhe keqtrajtuar civlët.

Procesi gjyqësor kundër tij do të filloj të hënën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG