Ndërlidhjet

Mitrovicë: Serbët thonë se Tadiqi veproi si tradhtar


Anëtarë të të ashtuquajturit Kuvend të bashkësive të komunave të Kosovës, kanë vlerësuar sot se veprimet e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, të ministrit Goran Bogdanoviq, dhe të shefit të ekipit negociator, Borisllav Stefanoviq, paraqesin “tradhti”.

“Ajo që bëjnë Stefanoviqi, Bogdanoviqi dhe Tadiqi, është tradhti dhe ata më nuk mund t’i përfaqësojnë serbët” në Kosovë, tha Lubomir Kragoviq, kryetar i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë.

Në takimin e të ashtuquajturit Kuvend të bashkësive të komunave, që u mbajt në pjesën veriore të Kosovës, u konkludua se marrëveshja për vulat, doganat dhe diplomat, e arritur në Bruksel, është e papranueshme për serbët.
XS
SM
MD
LG