Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Petraeus e mori detyrën e drejtorit të CIA-s


Gjenerali i pensionuar, Dejvid Petraeus, e mori sot detyrën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Zoti Petraeus, që e dha betimin në ceremoninë e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, e cila drejtohej nga zëvendës presidenti, Xhoe Bajden, tha se atij i është orfuar mundësia unike për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

“Mundësia që më është dhënë është vërtetë e jashtëzakonshme - për ta vazhduar kontributin në misionet shumë të rëndësishme, që shumë prej nesh ishin të involvuar në to për disa vite, e veçanërisht gjatë dekadës së fundit”, tha Petraeus.
XS
SM
MD
LG