Ndërlidhjet

Shqipëri: Mund të ketë akuza lidhur me publikimet e Wikileaks-it


Zyra e prokurorit në Tiranë tha sot se do të shqyrtohen akuzat që i përmbajnë mesazhet diplomatike të fundit të Shteteve të Bashkuara, që janë publikuar nga organizata WikiLekas në Internet, sipas të cilave disa politikanë shqiptarë janë të implikuar në skandale të ndryshme.

“Pas verifikimit, nëse ne kemi elemente për ndjekje penale, Zyra e prokurorit do të udhrëroj fillimin e hetimeve juridike”, i tha zëdhënësi Plator Nesturi agjencisë AFP.

Në mesazhet sekrete të publikuara nga WikiLeaks, janë implikuar disa politikanë shqiptarë si nga qevria ashtu edhe nga opozita.

Njëri nga skandalet është i ndërlidhur me eksplodimin e depos së armatimit në Gërdec, afër Tiranës, nga i cili u vranë 26 vetë. Me këtë rast ishin ngritur edhe shqetësime për trafikim të armëve.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar gjërësisht për publikimet e fundit të WikiLeaks-it, përfshirë edhe mesazhet nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, të dërguara në periudhën 2008 – 2009.
XS
SM
MD
LG