Ndërlidhjet

Zyrtarët amerikanë thonë se Gadafi është ende në Libi


Zëdhënësi i Muamer Gadafit bëri të ditur se ish-presidenti i dëbuar i Libisë është i sigurt dhe në gjendje të mirë.

Zëdhënësi, Musa Ibrahim, e bëri këtë koment përmes një deklarate telefonike dhënë agjencisë Reuters në kohën kur, sipas raporteve, një konvoj i automjeteve të Libisë ka kaluar kufirin për në Nigerin fqinjë.

Shtetet e Bashkuara thanë që beosojnë se konvoji po barte zyrtarë të lartë të regjimit të Gadafit, ndërsa i bënë thirrje Nigerit t’i burgos të gjithë të ata që mund të dënohen lidhur me akuzat për krime gjatë protesatave kundër Gadafit.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha që Gadafi “ishte në ikje”, por zyrtarët amerikanë theksuan se nuk ka ndonjë arsye për të besuar që ai ta ketë lëshuar Libinë.

Nigeria ka konfirmuar raportet sipas të cilave shefit të sigurisë së Gadafit, Mansur Daos, i është dhënë leja për të hyrë në Niger.

Në ndërkohë, ka vazhduar operacioni i Këshillit Tranzicional të Libisë në Bani Valid-bastionin e fundit besnik ndaj Gadafit.
XS
SM
MD
LG