Ndërlidhjet

Vriten pesë anëtarë të Gardës Kombëtare amerikane


Pesë anëtarë të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara janë qëlluar për vdekje me armë zjarri kur po darkonin në një restaurant në Nevada.

Zyrtarët thanë se dy nga anëtarët e Gardës dhe një person tjetër vdiqën gjatë shkëbimit të zjarrit në kryeqytetin e Nevadas-Karson Sity, ndërsa anëtari i tretë i Gardës, një femër, vdiq më vonë në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Dy anëtarët e tjerë të Gardës, të cilët u vranë, ishin në mesin e shtatë njerëzve të plagosur në këtë incident.

Policia njoftoi se dorasi, një 32 vjeçar, ka përdorur një pushkë sulmi të tipit AK-47 kur ai nisi të qëllonte në drejtim të anëtarëve të Gardës të cilët-që të gjithë, ishin të veshur me uniforma.

Zyrtarët thanë se vrasësi i dyshuar, pas ngjarjes, vrau vetën ndërsa vdiq më vonë në spital.

Motivi për këtë vrasje nuk dihet ende.

Vrasja është dënuar nga Departamenti amerikan i mbrojtjes, i cili ngjarjen e ka quajtur “një humbje të pakuptimtë jetësh”.
XS
SM
MD
LG