Ndërlidhjet

logo-print

Ndërrohet komanda e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it


Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, do të transferojë, gjatë ditës, komandën mbi Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe nga koloneli Eduardo Ruso te koloneli
Mauro Isidori, bëri të ditur Zyra për informim e misionit të NATO-s në Kosovë.

“Gjatë periudhës së komandës së gjeneralit Erhard Byhler, nga shtatori 2010 e deri më sot, nën komandën e kolonelit Eduardo Russo, regjimenti i MSU-së (Njësia e Specializuar Shumëkombëshe) ka kryer aktivitete të shumta me qëllim të ruajtjes së ambientit të qetë e sigurtë dhe lirisë së lëvizjes, për të mbështetur institutcionet vendore, për të ruajtur dhe vendosur stabilitet dhe për të modernizuar strukturat, si spitalet dhe shkollat”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ceremonia e ndërrimit të komandës thuhet se do të mbahet në kampin e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG