Ndërlidhjet

logo-print

Kreu i Ligës Arabe shtyn vizitën në Siri


Kreu i Ligës Arabe ka shtyrë, në minutën e fundit, udhëtimin e planifikuar për në Siri gjatë të cilit pritej të kërkonte ndalimin e shtypjes së protesatve nga regjimi sirian.

Agjencia siriane e lajmeve SANA njoftoi se qevria i ka kërkuar sekretarit gjeneral të Ligës Arabe, Nabil al Arabi, ta shtyjë vizitën e tij për në Damask.

Siaps raportit, vizita do të planifikohej sërish, mirëpo nuk ishte menjëherë e qartë se përse u shty udhëtimi.

Al Arabi pritej të arrijë në Siri gjatë së mërkurës për të theksuar qëndrimin e Ligës Arabe, sipas të cilit duhet të ndalen incidentet e dhunshme në Siri e në vend të kësaj të punohet në reformat politike e ekonomike.
XS
SM
MD
LG