Ndërlidhjet

Irani ekzekuton me varje katër persona


Irani ka ekzekutuar me varje katër trafikues të dënuar të drogës në një burg në qytetin jugor të Kermanit.

Gazeta “Shargh” raportoi për ekzekutimin që ndodhi të mërkurën.

Me këto ekzekutime shkon në 184 numri i ekzekutimeve të raportuara në Iran gjatë këtij viti-bazuar në të dhënat e mediave dhe raporteve zyrtare.

Mediat iraniane raportuan për 179 ekzekutime me varje që thuhet se janë bërë në vitin e kaluar, mirëpo grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut thonë se numri real ishte shumë më i madh duke e ranguar Republikën Islamike në vend të dytë- pas Kinës, lidhur me njerëzit e ekzekutuar gjatë vitit 2010.

Teherani theksoi se dënimi me vdekje është thelbësor për të mbajtur rendin dhe ligjin dhe se ky dënim zbatohet vetëm pas shterrjes së të gjitha mjeteve gjyqësore.

Vrasja, dhunimi, plaçkitja, trafikimi me drogë dhe tradhtia bashkëshortore janë në mesin e krimeve për të cilat zbatohet dënimi me vdekje në Iran.
XS
SM
MD
LG