Ndërlidhjet

NATO pezullon transferimin e të burgosurve afganë


Forcat e udhëhequra nga NATO-ja kanë ndalur transferimin e disa të burgosurve në burgjet afgane pas akuzave për torturë që përmenden në një raport ende të papublikuar të Kombeve të Bashkuara.

Sipas BBC-së, raporti i misionit ndihmues të Kombeve të Bashkuara në Afganistan pohon që të burgosurit afganë të jenë rrahur në objektet e paraburgimit dhe, në disa raste, të jenë sulmuar seksualisht dhe me sulme elektrike.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë e udhëhequr nga NATO-ja nuk ka dashur të komentojë politikat e transferimit të të burgosurve.

Mirëpo, një zyrtar i NATO-s, i cili ka dashur të mbetet anonim, ëshët cituar të ketë thënë që NATO-ja ka pezulluar transferimin e të burgosurve në të paktën tetë qendra paraburgimi deri në verifikimin e akuzave.

Raporti i Kombeve të Bashkuara pritet të publikohet në ditët në vijim.
XS
SM
MD
LG