Ndërlidhjet

Sulm terrorist në Indi- vriten 10 persona


Si pasojë e shpërthimit të një bombe jashtë ndërtesës së gjykatës kryesore të Indisë në Nju Delfi kanë vdekur të paktën 10 persona, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Zyrtarët thanë se bomba ishte e vendosur në një valixhe të vogël dhe shpërtheu afër hyrjes së Gjykatës së Lartë ku ishte mbledhur një turmë njerëzish.

Kryeministri i Indisë, Manmohan Sing, dënoi sulmin:

“Ky është një akt frikacak i natyrës terroriste. Ne do të merremi me të; ne asnjëherë nuk do të dorëzohemi ndaj presionit të terrorizmit dhe kjo është një luftë e gjatë në të cilën të gjitha partitë politike, të gjithë njerëzit e Indisë duhet të jenë të bashkuar, në mënyrë që të prishet ndikimi i terrorizmit”.

Hetuesit thanë se janë duke analizuar një letër elektronike të dërguar nga një grup militant i cili vepron në Azinë Jugore. Bëhet fjalë për grupin Harkat ul Xhihad al Islami i cila ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ky sulm është i pari i kësaj përmase që nga bombardimet e trefishta të qershorit në Mumbai ku ishin vrarë 26 njerëz. Ende nuk dihet se kush pat kryer sulmin në fjalë.
XS
SM
MD
LG