Ndërlidhjet

Talebanët hakmerren ndaj komandatit pakistanez


Dy vetëvrasës me bomba sulmuan shtëpinë e një zyrtari të lartë të ushtrisë në jug-perëndim të Pakistanit duke vrarë më shumë se 20 njerëz e duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Një zëdhënës i talebanëve të Pakistanit, Esnahullah Ehsan, tha përmes një telefonate se grupi ka zbatuar sulmin si shenjë hakmarrjeje ndaj arrestimeve të fundit të të dyshuarve të Al Kaidas.

Policia njoftoi se sulmuesi i parë aktivizoi bombën në një veturë jashtë shtëpisë së zëvendëskomandatit të Trupave Kufitare në Kueta, ndërsa sulmuesi i dytë thuhet se aktivizoi bombën vetvrasëse brenda shtëpisë.

Komandati shpëtoi, por të paktën tetë anëtarë të Trupave Kufitare janë në mesin e të vdekurve.

Ushtria bëri të ditur që Trupat Kufitare morën pjesë në një operacion të paralajmëruar të hënën për të arrestuar një udhëheqës të lartë të Al Kaidas dhe dy ndihmës në qytetin Kueta.
XS
SM
MD
LG