Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga zhvilloi në mëngjesin e së mërkurës një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen.
Jahjaga theksoi se me gjithë faktin që shtetin e Kosovës ende nuk e kanë njohur katër vende të NATO-s, duhet të gjendet modaliteti që Kosova të marrë pjesë në Partneritetin për Paqe të këtij mekanizmi, njoftoi presidenca e Kosovës.
Ajo tha se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të normalizuar gjendjen në veri të Kosovës, ndërsa e vlerësoi arritjen e marrëveshjes të ndërmjetësuar nga KFOR-i në këtë kuadër.
Ndërkohë, Rasmussen tha se forca paqeruajtëse e NATO-s vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Ai shprehu shqetësimin e misionit me situatën e krijuar në veriun e Kosovës, ndërsa mirëpriti shtendosjen e saj në javët e shkuara.
Sekretari i NATO-s tha se është me rëndësi gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme, ndërsa hodhi poshtë idenë e ndarjes së vendit.
Rasmusen e quajti të rëndësishëm e të dobishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
Duke folur për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ai tha se NATO do të vazhdojë që të ndihmojë atë në ngritjen e kapaciteteve dhe do ta përcjellë me kujdes të ardhmen e kësaj force.