Ndërlidhjet

BE planifikon ndarjen e informatave për energji


Bashkimi Evropian thotë se dëshiron që shtetet e tij anëtare të ndajnë informacionet mbi marrëveshjet për energji që ato negociojnë me shtetet jo-anëtare të BE-së.

Komisioneri evropian për energji, Gynter Ëtinger, tha se ndarja e këtyre informatave është e rëndësishme për të përmirësuar sigurinë rreth energjisë së BE-së dhe për të siguruar që marrëveshjet e reja të mos e jenë në kundërshtim me ligjin evropian.

Ai tha se kontratat ekzistuese nuk do të ndikohen nga mekanizmi i ri i ndarjes së informatave, i cili ende duhet të miratohet nga shtetet anëtare të Parlamentit Evropian.

Sidoqoftë, tentimi për të afruar politikat e jashtme të energjisë së BE-së vjen në kohën kur një varg shtetesh po përgatitëm të ri-negociojnë kontratat për energji me Libinë e vende të tjera.

BE-ja importon 80 për qind të naftës dhe 60 për qind të gazit.
XS
SM
MD
LG