Ndërlidhjet

logo-print
Kosova është e vendosur që të fillojë zbatimin e marrëveshjes për vulat e doganave që nga data 16 shtator, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.

Ai paralajmëroi ri-funksionalizimin e pikës doganore 31 në veri, kurse për pikën 1 tha se nevojitet fillimisht rregullimi i infrastrukturës për shkak të dëmtimit të saj.

Por, Thaçi tha se ri-hapja e pikave doganore nuk nënkupton kthimin në gjendjen e para 25 korrikut.

Atje do të ketë masa të reja dhe se përfundimisht do të ndalet kontrabanda dhe krimi ndër – kufitar, është shprehur Thaçi.

Qeveria e Kosovës e ka agjendën e vet. Agjendë kjo që është në drejtim të forcimit të shtetit, ndaljes së plotë të kontrabandës. Gjithashtu e theksoj për vendosjen e kontrollit të plotë të kufirit shtetëror në mes Kosovës dhe Serbisë. Doganierët e Kosovës do të jenë edhe në pikat 1 dhe 31 dhe do të jenë udhëheqës të doganës. Gjithashtu edhe policia e Kosovës dhe do të emërohen nga organet kompetente”, ka deklaruar Thaçi.

Kryeministri i Kosovës ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të lartë të BE-së të cilët bënë thirrje që Qeveria e Kosovës të përmbahet dhe të mos i përsërisë në të ardhmen aksionet policore siç ishte ai i datës 25 korrik.

Thaçi tha se për aksione të tilla më nuk ka nevojë, pasi që sipas tij, tani për këtë pjesë të Kosovës do të vendosen masa të reja të sundimit të rendit dhe ligjit.

Edhe Brukseli dhe Uashingtoni pajtohen që të mos ketë rikthim të gjendjes së para 25 korrikut kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen nën kontroll ët pikave kufitare 1 dhe 31.
Edhe Brukseli dhe Uashingtoni pajtohen që të mos ketë rikthim të gjendjes së para 25 korrikut kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen nën kontroll ët pikave kufitare 1 dhe 31. Pra për ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe forcimit të sovranitetit të saj. Tash kërkohen vendime të reja që e konsolidojnë realitetin demokratik atje. Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarin në veri. Është në konflikt me ata që e kanë shkelur rendin dhe ligjin, të cilët do të përballen me drejtësinë”, është shprehur Thaçi.

Për dallim nga e kaluara kur mallrat serbe janë futur përmes Serbisë në Kosovë pa u doganuar dhe ngarkuar me taksa, tani Thaçi paralajmëroi që procedurave ligjore do t’u nënshtrohen të gjithë.

Me marrëveshjet Prishtinë – Beograd për njohjen e vulës së Doganave të Kosovës nga Serbia, Kosova tani përfundimisht paralajmëron edhe fundin e masave të reciprocitetit, me çka mund të vazhdojë bashkëpunimi tregtar ndërmjet dyja vendeve.

Sidoqoftë, mbetet të shihet se si do të reagojë pala serbe nga Beogradi, e cila ka interpretuar ndryshe marrëveshjen e fundit në Bruksel, duke e përjashtuar mundësinë që doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës të shkojnë në pikat doganore 1 dhe 31 për të kryer punën e tyre.

Qëndrimet e palës serbe janë që marrëveshja për vulat të kthejë gjendjen para datës 25 korrik dhe jo të vë në funksion aplikimin e taksave doganore për mallrat që nga Serbia futen në Kosovë.
  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG