Ndërlidhjet

Franca akuzon Asadin për "krime kundër njerëzimit"


Ministri i Jashtëm francez, Allan Zhupe, ka akuzuar regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Asad, për kryerje të krimeve kundër njerëzimit.

Ai i ka bërë këto komente gjatë bisedimeve me homologun rus, Sergei Lavrov, në Moskë, ku ka shfaqur shpresën që Rusia "së shpejti t'iu bashkohet sanksioneve kundër Sirisë".

Muajin e kaluar, Britania, Franca, Gjermania, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar projekt-rezolutën, e cila bën thirrje për sanksione kundër Asadit dhe bashkëpunëtorëve të tij, por ajo ka hasur në rezistencë nga Rusia dhe Kina.

Gjatë bisedimeve të sotme, Lavrov nuk ka dhënë ndonjë tregues se Moska ka ndryshuar qëndrimin e saj.

Ndërkohë, aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë sot 12 njerëz. Shumica e viktimave janë regjistruar në qytetin Homs.
XS
SM
MD
LG