Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Nju Delhi


Ka shkuar në 11 numri i personave të vrarë nga shpërthimi i bombës pranë gjykatës së lartë në Nju Delhi. Zyrtarët thanë se bomba, me sa dukej, ishte e fshehur në një çantë.

Kryeministri indian, Manmohan Sing, e ka dënuar ashpër sulmin.

“Ky është një akt frikacak i natyrës terroriste. Ne do të merremi me të; ne asnjëherë nuk do të dorëzohemi ndaj presionit të terrorizmit dhe kjo është një luftë e gjatë, në të cilën të gjitha partitë politike, të gjithë njerëzit e Indisë duhet të jenë të bashkuar, në mënyrë që të prishet ndikimi i terrorizmit”, tha Sing.

Ndërkaq, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, ngjarjen e sotme e ka quajtur një "akt frikacak".
XS
SM
MD
LG